Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas të tij rreth orës 05:30, policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ali Zeneli” është gjetur një mashkull rreth 48 vjeçar pa shenja jete.
“Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /Telegrafi/