KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

“Misioni u krye me sukses” – astronautët flasin për herë të parë pas kthimit në Tokë

“Misioni u krye me sukses” – astronautët flasin për herë të parë pas kthimit në Tokë

Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Houston të Teksasit, pas misionit të tyre rekord 10-ditor rreth hënës.

Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen kanë udhëtuar rreth 406,771 km larg Tokës – më larg se kushdo tjetër në historinë e udhëtimit në hapësirë.

Ata u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga turma.

Para tyre ishte shefi i NASA-s, Jared Isaacman, i cili e përshkroi Artemis II si “fillim” për kthimin e SHBA-së në Hënë.

“Faleminderit që kontribuat në aventurën më të madhe në historinë e njerëzimit”, u tha Isaacman atyre.

“Është një gjë e veçantë të jesh njeri dhe një gjë e veçantë të jesh në planetin Tokë”, deklaroi komandanti i misionit, Reid Wiseman.

“Ky është vetëm fillimi. Po hyjmë në një epokë të re eksplorimi.” /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.