KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deklarim i rremë në Leposaviq, vajza e mitur rezulton se kishte sulmuar personin tjetër dhe jo e kundërta

Deklarim i rremë në Leposaviq, vajza e mitur rezulton se kishte sulmuar personin tjetër dhe jo e kundërta

Një rast i dyshuar për sulm është zbardhur si deklarim i rremë në Leposaviq, pas verifikimeve të kryera nga policia.

Sipas raportit, më 11 prill 2026 rreth orës 00:30, një shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur, duke deklaruar se vajza kishte qenë viktimë e një sulmi nga një mashkull.

Megjithatë, pas hetimeve dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, autoritetet kanë konstatuar se deklarimet nuk përputhen me ngjarjen reale.

Sipas verifikimeve, rezulton se e mitura ka qenë ajo që ka sulmuar personin tjetër.

Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet më tej nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.