KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shoqata “Peja – New York” pret Glauk Konjufcën dhe delegacionin nga Kosova

Shoqata “Peja – New York” pret Glauk Konjufcën dhe delegacionin nga Kosova

Shoqata “Peja – New York” ka mirëpritur në ambientet e saj një delegacion të lartë nga Kosova, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Së bashku me të ishin edhe Ambasadori Blerim Reka dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët u pritën nga Kryetari i Shoqatës, Rejmond Zeka, si dhe Kryesia e Shoqatës “Peja – New York”.

Sipas njoftimit të Shoqatës, kjo vizitë përbën një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në SHBA, duke shërbyer si urë lidhëse mes diasporës dhe institucioneve të Kosova.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes reciproke në funksion të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave kombëtare.

Përfaqësuesit e Shoqatës shprehën mirënjohje për vizitën, vëmendjen dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës ndaj diasporës, duke theksuar moton e tyre: “Së bashku për Kosovën dhe kombin.” /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.