KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Jagxhiu: Avancimi i shërbimeve digjitale, një nga prioritet e ministrisë

Jagxhiu: Avancimi i shërbimeve digjitale, një nga prioritet e ministrisë

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim përfaqësuesit e Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK), me të cilët zhvilloi një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi zhvillimet në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit në vend.

Gjatë takimit, ministri i njoftoi të pranishmit me fushat kryesore të përgjegjësisë së ministrisë dhe prioritetet, duke përfshirë avancimin e shërbimeve digjitale, ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme të të dhënave, si dhe hartimin e politikave që synojnë rritjen e sigurisë dhe sovranitetit digjital.

Po ashtu, u diskutua për angazhimet e ministrisë në ndërtimin e kornizës kombëtare të interoperabilitetit në përputhje me kornizën evropiane, si dhe për rolin që mund të luajnë zgjidhjet me kod të hapur në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve publike.

Ministri Jagxhiu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) dhe komunitetin më të gjerë të teknologjisë, veçanërisht në rastet kur ekziston mundësia e shfrytëzimit të zgjidhjeve Open Source, si dhe në krijimin e politikave sa më të mira për sektorin digjital.

Takimi rikonfirmoi përkushtimin e përbashkët për të avancuar politika që fuqizojnë përdorimin e teknologjive të hapura dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm digjital të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.