KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Bayerni ka një përparësi”, Shkumbin Pireva analizon ndeshjen Bayern-Real Madrid

“Bayerni ka një përparësi”, Shkumbin Pireva analizon ndeshjen Bayern-Real Madrid

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit kanë analizuar ndeshjet dhe zhvillimet më të fundit në Ligën e Kampionëve, duke sjellë diskutime të thella rreth skuadrave favorite dhe momenteve vendimtare të kompeticionit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar ndeshjen Real Madrid-Bayern Munich ku ka vënë në pah një gabim që sipas tij e ka bërë trajneri madrilen Alvaro Arbeloa.

“Po besoj që një gabim, ndoshta nuk jam askushi ta kritikoj Alvaro Arbeloan, por po besoj që pasi e kemi parë ndeshjen ka rezultuar shuëm gabim vendosja e Pitarch në këtë ndeshje”.

“Përkundër që ka luajtur lojë të mirë me Manchester Cityn, por edhe me Cityn ka bërë gabime. Ndoshta shumë lojtar i ri me i dhënë kaq shumë presion, pasi e kemi parë tri-katër herë e ka humbur topin në zona të rrezikshme”.

“Në këtë rast po besoj që në ndeshje të nivelit kaq të lartë dhe me një kundërshtar kaq të fortë, po besoj që ndoshta është dashtë një fanellë titullari me ia dhënë Camavingës”, ka thënë mes tjerash Pireva.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.