KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina e Re me përmbysje triumfon ndaj Malishevës

Prishtina e Re me përmbysje triumfon ndaj Malishevës

Prishtina e Re ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Malishevë, pikë shumë të rëndësishme për ta ëndërruar mbijetesën.

Edhe pse ishte në disavantazh, me dy gola të vonshëm, Prishtina e Re arriti ta befasojë Malishevën duke e mposhtur kësisoj me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase të dy skuadrat kërkuan golin por që assesi s’ia dolën.

Ishte Etnik Brruti që me një gol të bukur e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Malishevën në epërsi (59’).

Sidoqoftë, kur askush s’e priste, në skenë doli Ibrahim Kardgbo që arriti të barazojë rezultatin (78’).

Kurse, Endrit Baholli me një gol të bukur u përkujdes për ta vulosur rikthimin e madh (89’).

Prishtinae Re kësisoj mbledhë 27 pikë në fundin e tabelës, ndërsa Malisheva qëndron në pozitën e pestë me 40 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.