KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vendimi i ZRRE-së, Azemi: Fitore për qytetarët, por beteja nuk përfundon këtu

Vendimi i ZRRE-së, Azemi: Fitore për qytetarët, por beteja nuk përfundon këtu

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas vendimit të ZRRE për të mos rritur tarifat e energjisë elektrike.

Sipas Azemit, ky vendim vjen pas një skandali të madh të raportuar me njehsorët elektrikë dhe pas kërkesave të vazhdueshme që të mos merret asnjë vendim për rritje çmimi pa u zbardhur plotësisht rasti.

“Kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngremë zërin, kur kërkojmë drejtësi dhe nuk ndalemi, rezultatet vijnë”, ka deklaruar Azemi në një videoadresim.

Megjithatë, Azemi shtoi se beteja nuk përfundon këtu. Ai theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet deri në zbardhjen e plotë të skandalit, ndëshkimin e përgjegjësve dhe kthimin e mjeteve të qytetarëve që pretendohet se janë marrë padrejtësisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.