KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tetë kontejnerë për mbeturina dëmtohen në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Tetë kontejnerë për mbeturina dëmtohen në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Në lagjen “Kalabria” në Prishtinë janë dëmtuar tetë kontejnerë për mbeturina, ka bërë të ditur KRM “Pastrimi”.

Sipas njoftimit, kontejnerët janë thyer në rrugën “Hysni Gashi”, ndërsa ndërmarrja ka apeluar për kujdes dhe ruajtje të pronës publike.

Nga KRM “Pastrimi” është theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave përbën shkelje dhe dëm të drejtpërdrejtë për shërbimet publike në zonë.

Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se posedojnë incizime apo fotografi nga ngjarja, t’i dorëzojnë tek autoritetet kompetente për procedim të mëtejshëm.

“Ruajtja e mjedisit dhe pronës publike është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.