KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Inspeksioni komunal në Mitrovicë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike në tregun e qytetit

Inspeksioni komunal në Mitrovicë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike në tregun e qytetit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka vazhduar edhe këtë të shtunë aksionin e rregullt në zonën e tregut të qytetit, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe sigurimit të qarkullimit të lirë për këmbësorët dhe automjetet.

Sipas njoftimit, nga orët e hershme të mëngjesit, inspektorët komunalë kanë monitoruar situatën në terren dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë ligjore, me qëllim vendosjen e rendit dhe rregullit në këtë zonë.

Autoritetet komunale theksojnë se tregu i qytetit ka qenë një nga hapësirat më problematike sa i përket organizimit dhe qarkullimit, ndërsa aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhat në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.