KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

Në kuadër të vizitës në SHBA dhe dialogut strategjik mes dy vendeve, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski zhvilloi takime të rëndësishme në Pentagon.

Misajllovski u takua me ndihmëssekretarin për çështje të sigurisë ndërkombëtare, Daniel Zimmerman, ku u konfirmua se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes janë në nivel shumë të lartë.

“Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim forcimin e sigurisë rajonale dhe globale. Gjithashtu, ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA, e cila është me rëndësi të veçantë në procesin e modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimin e ndërveprueshmërisë me aleatët në NATO. Në Pentagon, Misajlovski zhvilloi takim edhe me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së SHBA-së, Mike Miller, ku u theksua rëndësia e investimeve në kapacitetet mbrojtëse si parakusht për zhvillim afatgjatë të sigurisë. Në këtë takim u shqyrtuan programet aktuale dhe ato të ardhshme të mbështetjes, përmes të cilave SHBA ofron ndihmë financiare dhe teknike për vendet aleate, duke u konfirmuar bashkëpunimi i suksesshëm deri më tani”, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga kjo ministri thonë se bashkëpunimi me SHBA si partner strategjik vazhdon me ritëm të përforcuar, me një përkushtim të qartë të përbashkët për zhvillimin e tij të mëtejshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.