KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, ka bërë video të paautorizuara në kazermën e Tetovës

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, ka bërë video të paautorizuara në kazermën e Tetovës

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.Sh. (61) nga fshati Studeniçan i Shkupit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje skicash ose vizatimesh të objekteve ushtarake dhe pajisjeve luftarake”.

Sipas informacioneve nga policia, i dyshuari punonte si shofer autobusi në një kompani të angazhuar nga Ministria e Mbrojtjes për transport të organizuar ndërgarnizonal, dhe më 17 shkurt të këtij viti ai hyri në zonën e kazermës së Tetovës.

“Në zonën e kazermës së Tetovës, ai bëri tre video, të cilat më vonë i ndau nëpërmjet një aplikacioni celular”, thuhet në raportin e policisë.

Institucionet kompetente po marrin masa për sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.