KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E ardhmja e Bernardo Silvas në pikëpyetje, reagon Pep Guardiola

E ardhmja e Bernardo Silvas në pikëpyetje, reagon Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se kapiteni i skuadrës, Bernardo Silva, nuk e ka njoftuar personalisht për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

“Nuk e di”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Para një muaji thashë se duhet të jem i pari që ai më tregon dhe deri tani nuk më ka thënë asgjë. Nuk e di nëse ka marrë vendim. I thashë me shaka që të më tregojë, sepse e meritoj, por nuk më ka thënë asgjë. Nuk e di çfarë po ndodh”.

Këto komente vijnë pasi ndihmëstrajneri Pep Lijnders sugjeroi, pas fitores ndaj Liverpoolit të shtunën, se aventura nëntëvjeçare e mesfushorit portugez në “Etihad” mund të jetë drejt fundit.

Ai deklaroi se “çdo histori e bukur ka një fund” dhe shprehu shpresën për një lamtumirë të denjë, me kontratën e Silvës që përfundon në qershor.

“Është kapiteni ynë dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por ai nuk më ka thënë asgjë”, kishte deklaruar më herët Guardiola.

Silva, 31 vjeç, ka qenë një figurë kyçe për Cityn që nga transferimi i tij nga Monaco në vitin 2017, duke fituar disa tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.

Lijnders e vlerësoi atë si një lojtar “unik”, duke theksuar se është i pazëvendësueshëm në mënyrë direkte.

Ndërkohë, City vazhdon garën për trofe në fundin e sezonit, ndërsa e ardhmja e Silvës mbetet një nga temat kryesore, mes interesimit nga klube si Barcelona, Juventusi, si dhe oferta të mundshme nga liga saudite dhe MLS. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.