KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Murati i reagon Tahirit: Paga e 13-të në sektorin privat varet nga punëdhënësit, mund të rregullohet vetëm me ligj

Murati i reagon Tahirit: Paga e 13-të në sektorin privat varet nga punëdhënësit, mund të rregullohet vetëm me ligj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, lidhur me çështjen e përfitimit të pagës së 13-të në sektorin privat.

Duke folur në Kuvend, Murati ka sqaruar se pagesa e 13-të është aplikuar në sektorin publik për shkak të rolit të Qeverisë si punëdhënëse, ndërsa në sektorin privat kjo mbetet në kompetencë të vetë bizneseve.

“Ne e kemi dhënë në sektorin publik sepse jemi punëdhënës në këtë sektor. Pra, i takon punëdhënësit ta japë pagën e 13-të. Nëse konsideroni se edhe sektori privat duhet ta bëjë një gjë të tillë, atëherë mund të mandatohet me ligj, siç e kanë disa shtete evropiane”, ka deklaruar Murati.

Ai ka lënë të kuptohet se një zgjidhje e mundshme për përfshirjen e sektorit privat në këtë praktikë do të ishte rregullimi përmes legjislacionit, nëse ekziston vullnet politik për një hap të tillë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.