KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë zjarri, nisin procedura penale ndaj dy personave

Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë zjarri, nisin procedura penale ndaj dy personave

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka konfiskuar dy armë zjarri gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, konfiskimi është realizuar në kohë dhe lokacione të ndryshme, gjatë kontrolleve të automjeteve, ku armët janë gjetur tek dy persona të dyshuar.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në kuadër të hetimeve për rastin.

Lidhur me këto raste, janë iniciuar procedura penale për veprën ,,armëmbajtje pa leje”, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.