KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zviceranët mbledhin pesë mijë nënshkrime, ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen

Zviceranët mbledhin pesë mijë nënshkrime, ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen

Një projekt për shndërrimin e një shtëpie historike në qendër të fshatit Siebnen në një qendër kulturore islamike nuk do të realizohet, të paktën për momentin, pasi komuniteti musliman ka vendosur të tërhiqet nga planet.

Sipas raportimeve të SRF, vendimi vjen pas një vale të gjerë kundërshtimesh nga një pjesë e banorëve lokalë, të cilët kishin shprehur rezerva ndaj projektit që përfshinte edhe ndërtimin e një xhamie.

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër ka bërë të ditur se ka vendosur të rishqyrtojë projektin, duke theksuar se nuk dëshiron të krijojë ndarje në mesin e popullsisë.

“Ne nuk duam të përçajmë popullsinë,” ka deklaruar kryetari i komunitetit, Sinan Sadriu, për programin “Rundschau”, duke shtuar se komuniteti nuk dëshiron të përballet me tensione apo fyerje.

Sipas raportimeve, rreth 5,000 nënshkrime janë mbledhur nga kundërshtarët e projektit, të organizuar kryesisht nga dega lokale e SVP-së, e cila ka argumentuar se një objekt i tillë “nuk i përket qendrës së fshatit”, transmeton Albinfo.

Banorë dhe pronarë biznesesh lokale kanë shprehur gjithashtu rezerva, duke e konsideruar projektin të papërshtatshëm për zonën ku ishte planifikuar.

Komuniteti musliman tani është duke shqyrtuar mundësi të tjera për vendosjen e qendrës së re fetare dhe kulturore në një lokacion tjetër.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.