KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shefi i NATO-s u pyet nëse e konsideron ende Trumpin “babush”

Shefi i NATO-s u pyet nëse e konsideron ende Trumpin “babush”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po viziton Uashingtonin. Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, ai mori pjesë në disa panele.

Në një prej tyre, një gazetare e pyeti: “A e konsideroni ende Trumpin ‘babush’ pas takimit të djeshëm?”

Rutte shpjegoi se “sa i përket kësaj historie me ‘babush’, në fakt është një problem gjuhësor. Duhet ta sqaroj, sepse kjo ka qenë një keqkuptim që më ka ndjekur pak. Mund t’ju siguroj – nuk e quajta babushi im. Patëm një takim të veçantë para samitit, në qershor në Hagë. Atë ditë presidenti ishte shumë i zemëruar me Iranin dhe Izraelin. Unë, në gjuhën holandeze, thashë diçka të tillë: fjala ‘baba’ u përkthye si ‘babush’, dhe shtova se ndonjëherë babushi duhet të jetë i zemëruar. Pra, nuk ishte një titull personal, thjesht një mënyrë për ta shpjeguar situatën”.

“Natyrisht, fjala ‘babush’ ka edhe një kuptim të veçantë dhe tani do ta mbaj këtë deri në fund të jetës. E pranoj, ashtu si presidenti – sepse ai nxori bluzat, xhiroi videon ‘Daddy is home’ dhe u kthye në SHBA. Ishte vërtet qesharake, dhe pikërisht për këtë arsye më pëlqen kaq shumë”, tha Rutte duke qeshur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.