Kida ka qenë e ftuara e radhës në programin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma yje”.
Ajo veç karrierës ka dhënë më shumë detaje edhe për jetën private dhe planet e së ardhmes.
“E kemi një dasmë tani?”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga prezantuesja e njohur.
Foto: Instagram
“Po vjen. Nuk jemi të dy tipa shumë të dasmave”, u shpreh fillimisht Orhidea Latifi (emri i vërtetë).
“Duke u bazuar që unë jam një fëmijë i thash partnerit, babai im nuk më jep pa ma bërë një dasmë. Nuk më jep mua”, shtoi mes tjerash.
Kida mori një propozim nga partneri në dhjetor të vitit 2024, në ditëlindjen e 27-të.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se kur do të jetë dita më e rëndësishme e jetës së tyre. /Telegrafi/