Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka festuar më 1 prill ditëlindjen e 33-të.
Megjithatë, ajo tani ka prezantuar për ndjekësit tortën gjigante dy metra.
Në një postim të ri në Instagram, artistja shihet duke u ngjitur në shkallë për të arritur tortën.
Foto: Instagram
“Dy metra tortë… dhe megjithatë nuk mjafton për ëndrrat e mia”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Të shumta qenë urimet që ka marrë në rrjete sociale nga miqtë e ndjekësit.
Morena ka kohë që është tërhiqur nga jeta publike, duke bërë një jetë të re në Turqi.
Ajo thuajse është shkëputur tërësisht nga muzika, ndonëse ka qenë pjesë e disa projekteve të tjera. /Telegrafi/