KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen katër kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Arrestohen katër kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 17”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë katër shtetase kineze, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente në zonën e Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, duke i përshtatur ato për ushtrim prostitucioni.

“Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze”.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi 4-javor me metoda speciale, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Po ashtu, në kuadër të këtij rasti janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër shtetas të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar katër pasaporta dhe një shumë parash si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, ndërsa hetimet për rastin vijojnë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.