KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj rritjes dhe mos-uljes së çmimeve të naftës në Kosovë, duke e cilësuar situatën si “absurde” dhe në dëm të qytetarëve.

Sipas saj, çmimet janë rritur menjëherë pas raportimeve për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, por nuk kanë reflektuar rënien e tyre në bursë pas qetësimit të situatës.

“Për t’u rritur çmimi mjafton një lajm, por për t’u ulur duhet ‘kohë’. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se po e toleron këtë situatë dhe po e shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin e shtetit, duke mos ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas Bajramit, problemi qëndron te mungesa e vullnetit për uljen e taksave, menaxhimi i dobët dhe mungesa e analizës së të dhënave, duke theksuar se institucionet nuk po përdorin informacionet që posedojnë për tregun e naftës.

Ajo ka propozuar disa masa konkrete, përfshirë raportimin ditor të stokut dhe çmimit të importit, reflektimin në kohë reale të çmimeve dhe uljen e TVSH-së dhe akcizës.

“Nafta është burim inflacioni. Nëse nuk stabilizohet çmimi i saj menjëherë, çdo ndihmë pas inflacionit vetëm sa e përkeqëson situatën”, ka theksuar Bajrami, duke shtuar se problemi kryesor mbetet mungesa e vullnetit për veprim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.