KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar

Rreth mesnatës është raportuar për një incident në një lokal në Pejë, ku pas një mosmarrëveshjeje, një person i dyshuar (mashkull kosovar) ka kanosur të pranishmit dhe më pas ka sulmuar një viktimë (mashkull kosovar).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë edhe me armë zjarri, duke shkaktuar dëme materiale në xhamat e lokalit, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.