KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Eurodeputeti bullgar: Sofja do të ketë të drejtë të vërë veton në çdo ndryshim të konsensusit evropian për Maqedoninë e Veriut

Eurodeputeti bullgar: Sofja do të ketë të drejtë të vërë veton në çdo ndryshim të konsensusit evropian për Maqedoninë e Veriut

“Çdo ndryshim në konsensusin evropian do t’i japë Bullgarisë të drejtën për të vënë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar Ilija Lazarov nga Partia Popullore Evropiane, duke komentuar, siç e quan ai, përpjekjet për të rishikuar kushtet evropiane për Shkupin zyrtar.

Sipas tij, raportuesi në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, vepron në kontakt të ngushtë me qeverinë e RMV-së.

“Thomas Waitz është plotësisht nën tutelën e Mickoskit dhe Mucunskit dhe punon praktikisht nën diktimin e tyre. Ajo që ata duan përfshihet gjithmonë në draft-raportin e tij. Ajo që do të pranohet është një çështje tjetër”, theksoi Lazarov.

Ai kujtoi se vitin e kaluar, eurodeputetët bullgarë arritën të bllokonin propozimet që lidheshin me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilat, sipas tij, shkaktuan “tallje” në Komitetin e Politikës së Jashtme.

“Të 17 eurodeputetët bullgarë punuan unanimisht në atë kohë, nënshkruan dhe dërguan dy letra te Roberta Metsola, te të gjithë kolegët përgjatë gjithë zinxhirit. Qëndrimi bullgar u pranua dhe u kuptua, amendamentet nuk kaluan”, tha eurodeputeti bullgar.

Sipas Lazarov, tani po bëhet një përpjekje për të hequr protokollin e dytë, i cili është pjesë e të ashtuquajturit “propozim francez”.

“Propozimi francez është pranuar nga 27 shtetet anëtare, është nënshkruar dhe pranuar nga qeveria aktuale e atëhershme e Maqedonisë së Veriut dhe është ratifikuar nga parlamenti i tyre. E gjithë kjo ka kaluar dhe nuk i nënshtrohet komentit – duhet të zbatohet”, shtoi Lazarov./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.