KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Luajtëm me kampionët e Evropës” – Van Dijk shpreson te ndeshja e kthimit

“Luajtëm me kampionët e Evropës” – Van Dijk shpreson te ndeshja e kthimit

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, ka pranuar se skuadra e tij kaloi një mbrëmje shumë të vështirë pas humbjes 2-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi holandez theksoi se ndeshja ishte ashtu siç pritej, me PSG-në që dominoi dhe Liverpoolin që u detyrua të mbrohej me shumë lojtarë pranë zonës.

Ai pranoi se goli i parë erdhi nga një devijim i pafat, ndërsa skuadra e tij nuk arriti të shfrytëzonte rastet e pakta në kundërsulm.

“Natyrisht që nuk jam i kënaqur. E vetmja gjë pozitive është që i përballemi sërish javën e ardhshme”, deklaroi Van Dijk.

Në një reagim tjetër, ai theksoi se Liverpooli përballet me kampionët aktualë të Evropës dhe përmbysja nuk do të jetë aspak e lehtë. Sipas tij, skuadra duhet të jetë perfekte në çdo aspekt për të pasur shanse reale kualifikimi.

“Duhet të kujtojmë se përballemi me kampionët e Evropës. Nuk ka rëndësi nëse luajmë në shtëpi apo jashtë – duhet të jemi maksimalë në çdo detaj”, shtoi ai.

Van Dijk gjithashtu vuri në pah rëndësinë e tifozëve në ndeshjen e kthimit në Anfield, duke theksuar se atmosfera në stadium mund të luajë rol vendimtar në tentativën për rikthim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.