KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjithçka shkon keq për Barcelonën – karton i kuq dhe super gol i Julian Alvarez

Gjithçka shkon keq për Barcelonën – karton i kuq dhe super gol i Julian Alvarez

Pjesa e parë e sfidës mes Barcelonës dhe Atlético Madrid u karakterizua nga intensitet i lartë dhe tension në fushë, çka i kushtoi Barcelonës, me një lojtar më pak.

Barcelona kishte edhe një gol të anuluar për pozitë jashtë loje të Marcus Rashford në minutën e 18’, duke e lënë skuadrën pa mundësi për barazim deri në pushim.

Kulmi i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Pau Cubarsi i Barcelonës u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje si i fundit, por pas shqyrtimit nga VAR, ky karton u anulua dhe u zëvendësua me karton të kuq, duke detyruar Cubarsin të largohej nga fusha.

Nga ajo goditje dëmi, Julian Alaverez me një gjuajte të bukur arriti të shënojë për 1-0.

Në përgjithësi, ishte një pjesë e parë e fortë, me raste dhe një avantazh minimal për madrilenët para pjesës së dytë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.