KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti i LVV-së thotë se Osmani tani po ndryshon deklaratat e saj nga koha kur ishte presidente

Haliti i LVV-së thotë se Osmani tani po ndryshon deklaratat e saj nga koha kur ishte presidente

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka komentuar deklaratat e ish-presidentes Vjosa Osmani në intervistën e saj të fundit duke thënë se ato kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe pozitës së saj institucionale.

Në Debat Plus, Haliti tha se asnjë parti politike nuk e preferon opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se aktualisht nuk ekziston vullnet i deklaruar.

I pyetur për deklaratën e Osmanit, ku ajo kishte thënë se “sa më shumë i afrohesha numrit të nevojshëm të votave, aq më shumë ma rrisnin pragun”.

Haliti u shpreh se një pretendim i tillë nuk qëndron, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy raundet e para, ndërsa nuk është arritur një numër i tillë.

“Nuk besoj që ka rritur pragun, sepse e dimë sa vota duhen për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ai.

Sipas Halitit, deklaratat e mëhershme të Osmanit, kur ajo ishte në pozitë, kanë qenë të ndryshme krahasuar me ato aktuale, duke lënë të nënkuptohet se qëndrimet e saj kanë ndryshuar pas përfundimit të mandatit.

“Kështu që nuk mund të themi që atë që ka thënë Osmani, unë shohë që deklaratat e mëhershme derisa ka qenë në pozitë kanë qenë pak më ndryshe, tash që ka përfunduar mandatin mu dukej se disa deklarata i pat ndryshe. [Osmani po ndryshon?]Po me deklaratat e saj”, ka deklaruar ai.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.