KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Andonovski: SHBA-të e kanë njohur transformimin dixhital dhe sigurinë kibernetike si fusha kyçe për bashkëpunim

Andonovski: SHBA-të e kanë njohur transformimin dixhital dhe sigurinë kibernetike si fusha kyçe për bashkëpunim

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, si pjesë e delegacionit të RMV-së mori pjesë në Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, i cili u mbajt dje në Departamentin e Shtetit në Uashington.

Andonovski theksoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e transformimit dixhital është thelbësor dhe me rëndësi të veçantë.

“Jam i kënaqur që partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara, e ka njohur transformimin dixhital dhe sigurinë kibernetike si një nga komponentët kryesorë të bashkëpunimit tonë. Ne tashmë po bashkëpunojmë, duke marrë parasysh se brenda Ministrisë së Transformimit Dixhital kemi një ekspert nga Shtetet e Bashkuara, i cili është përgjegjës për promovimin e bashkëpunimit tonë të ndërsjellë”, tha Andonovski në një deklaratë për “TV Sitel”.

Ministri njoftoi gjithashtu një memorandum që do ta çojë më tej këtë bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë kibernetike, përmes mbështetjes së institucioneve qeveritare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.