KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Vetëm anije të lidhura me Iranin kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi

Vetëm anije të lidhura me Iranin kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi

Dy anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të dyja duke u nisur nga portet iraniane dhe duke ndjekur rrugën përmes ujërave të kontrolluara nga Irani.

Anija transportuese me shumicë NJ Earth, e ngarkuar në Bushehr dhe tani është e destinuar për në Indi.

Tjetra, Daytona Beach, është gjithashtu një anije transportuese me shumicë dhe është nisur nga Bandar Abbas.

Duket se një numër i vogël anijesh të tjera po shkojnë në drejtim të ngushticës, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e gjurmimit të anijeve nga MarineTraffic tregojnë se dje pati 11 kalime, gjashtë të hënën dhe 14 të dielën.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se qindra anije mbeten në rajon, duke përfshirë 426 cisterna, 34 transportues LPG dhe 19 anije LNG, shumë prej të cilave kishin mbetur praktikisht të bllokuara gjatë ndërprerjes.

Analistët e transportit detar në Lloyd’s List thonë se disa pronarë anijesh po përgatiten për një dalje të shpejtë nga Gjiri.

Irani ka devijuar anijet nga korsia standarde e transportit tregtar përmes mesit të ngushticës në “korridorin e tij të sigurt” në ujërat iraniane.

Kjo rrugë i dërgon anijet në veri drejt Iranit, rreth ishullit Larak. I lejon Gardës Revolucionare të Iranit të kontrollojë vizualisht anijet dhe është etiketuar si “kabina e pagesës së Teheranit”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.