KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën dhe të mërkurën

Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën dhe të mërkurën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Sipas tij, të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë, në një proces që konsiderohet me rëndësi të veçantë për funksionimin e drejtësisë në vend.

Tahiri ka theksuar se ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë, duke pasur parasysh rolin kyç që Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka në garantimin e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.