Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agon Dobrunën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.
Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri Kurti e uroi Dobrunën për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Emërimi i tij vjen si pjesë e angazhimit të qeverisë për fuqizimin e punës së Ministrisë dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në fushat e punës, familjes dhe vlerave të Luftës Çlirimtare. /Telegrafi/