Çmimi i naftës (dizelit) në Kosovë është rritur për një cent krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të fundit nga Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimet e derivateve për sot 8 prill janë si vijon:
-Nafta (dizel): 1.89 euro/litër
-Benzina: 1.46 euro/litër
-Gas: 0.77 euro/litër
Kjo rritje vjen në një periudhë ku çmimet e derivateve të naftës po shfaqin luhatje, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e transportit dhe jetesës në vend.
Ndërkaq çmimet globale të naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rritur, pasi SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi me kusht dyjavor që përfshin rihapjen e rrugës ujore kyçe të Ngushticës së Hormuzit. /Telegrafi/