KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bastisje në Mitrovicë, sekuestrohen armë dhe drogë – arrestohet i dyshuari

Bastisje në Mitrovicë, sekuestrohen armë dhe drogë – arrestohet i dyshuari

Njësitë policore në Mitrovicën e Jugut kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, duke sekuestruar armë dhe substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit të Policisë, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar këtë bastisje.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë e modifikuar, një karikator, 25 fishekë, një peshore ngjyrë e zezë, një gëzhojë, një granatë dore dhe nëntë gram substancë e dyshuar narkotike.

Policia njofton se në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Posedim i substancave narkotike’”.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.