KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump e quan ‘ditë të madhe për paqen botërore’ – pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin

Trump e quan ‘ditë të madhe për paqen botërore’ – pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin

Donald Trump e ka quajtur “një ditë të madhe për paqen botërore” – pasi ra dakord të ndërpresë sulmet ndaj Iranit për dy javë.

Irani “ka pasur mjaftueshëm” konflikt, tha presidenti amerikan në Truth Social, dhe tani do të ketë “shumë veprime pozitive”.

SHBA-të do të ndihmojnë me trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, ka thënë më tej Trump.

Bëhet fjalë për rrugën ujore me rëndësi globale që është mbyllur në mënyrë efektive nga Irani për kohëzgjatjen e luftës, me anije të sulmuara ndërsa përpiqeshin të kalonin nëpër të.

Trump shtoi: “Ne do të ngarkohemi me furnizime të të gjitha llojeve dhe thjesht do të ‘presim’ për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Ndihem i sigurt se do të shkojë mirë”.

Trump më parë paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë” nga sulmet amerikane nëse Teherani nuk e rihap ngushticën deri në orën 2 të mëngjesit sipas kohës në Kosovë.

Por pak pas orës 00:30 të mbrëmjes së kaluar, Trump tha se kishte rënë dakord të pezullonte bombardimet dhe një “ARMPUSHURIM të dyanshëm” pas bisedave me Pakistanin.

SHBA-të morën gjithashtu një plan 10-pikësh nga Irani, të cilin presidenti amerikan e quajti “një bazë e realizueshme mbi të cilën mund të negociohet”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.