Nga VLEN thonë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë, por e drejtë kushtetuese e garantuar që nga viti 2001.
Nga VLEN thonë se edhe pse ligji për këtë çështje është dashur të miratohet që në vitin 2003, ai për vite me radhë është lënë pezull nga ata që e kanë përdorur këtë të drejtë vetëm për propagandë, mbushje xhepash dhe pa guximin për ta zgjidhur.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 9 tetorit 2024, me të cilin ra vegla e balancuesit, u bë e qartë se kjo çështje nuk mund të mbahej më me arnime dhe zgjidhje gjysmake. Duhej ligj. Dhe sot, më në fund, falë VLEN-it kemi ligj”.
“Ky ligj vendos rregull aty ku për vite ka sunduar paqartësia, krijon mekanizma për zbatim dhe parasheh trup koordinativ në krye me një zëvendëskryeministër shqiptar, si garanci se e drejta e shqiptarëve për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do të anashkalohet më. Fakti që ligji është përpunuar edhe pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias e bën edhe më të fortë këtë zgjidhje”.
“Tani radha është e Kuvendit. Ky është momenti kur secili duhet të tregojë nëse është në anën e historisë. Nuk ka më vend për patriotizëm të rrejshëm. VLEN nuk bën zhurmë për të drejtat e shqiptarëve, por i kthen ato në ligj.Shqiptarët nuk janë vegël, por janë ligj”, thonë nga VLEN.