Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Sipas detajeve shtesë nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar nga një ankues mashkull kosovar, i cili ka njoftuar se djali i tij është gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete.
Sipas ankuesit, viktima kishte edhe të meta mendore.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë në zhvillim. /Telegrafi/