KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Revista prestigjioze “The Industry Times” ngre në piedestal këngëtaren shqiptare Donna Dafi!

Revista prestigjioze “The Industry Times” ngre në piedestal këngëtaren shqiptare Donna Dafi!

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Donna Dafi, po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa revista e njohur “The Industry Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë, duke e cilësuar këngën e saj më të re “Touch Me Like That” si një hit që “të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë”.

Sipas kësaj reviste, kënga është një kombinim perfekt i energjisë, vetëbesimit dhe produksionit modern, duke e renditur Donna Dafin si një emër që pritet të shpërthejë fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

E rritur në Stuttgart, me nënë nigeriano-gjermane dhe baba shqiptar nga Kosova, Donna Dafi sjell një stil unik dhe multikulturor në muzikën e saj.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Përveç talentit artistik, ajo zotëron edhe një diplomë bachelore dhe master në arkitekturë, duke dëshmuar përkushtim dhe disiplinë të jashtëzakonshme në çdo fushë që ndjek.

Kënga “Touch Me Like That” trajton temën e tërheqjes dhe vetëbesimit, ndërsa vetë artistja shprehet se synimi i saj është të fuqizojë gratë: “Është një këngë për të përqafuar sensualitetin dhe për t’u ndjerë e fuqishme në trupin tënd.” Donna Dafi nuk është një emër i ri në ngritje të rastësishme.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Ajo ka ndërtuar me kohë karrierën e saj, me këngë që kanë arritur qindra mijëra dëgjime në Spotify dhe me videoklipe që kanë kaluar shifra të larta shikimesh në YouTube.

Gjithashtu, ajo është edhe fytyrë e brendit të njohur ESCADA Fragrances. Interesant është fakti se ajo ka incizuar këngën e parë që në moshën 9-vjeçare, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu, duke dëshmuar se rruga e saj drejt suksesit ka nisur herët dhe me përkushtim të vazhdueshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.