KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Studentët e Pejës protestë paqësore kundër gjuhës së urrejtjes dhe deformimit të historisë

Studentët e Pejës protestë paqësore kundër gjuhës së urrejtjes dhe deformimit të historisë

Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” ka organizuar një thirrje për protestë paqësore, duke ftuar qytetarët, studentët, profesorët dhe aktivistët që të reagojnë ndaj rasteve të fundit të gjuhës së urrejtjes dhe përpjekjeve për shtrembërimin e historisë së Republikës së Kosovës.

Protesta do të mbahet më 10 prill 2026, në ora 12:00, në Sheshin e Qytetit të Pejës.

Organizatorët bëjnë thirrje që pjesëmarrësit të marrin pjesë me qetësi, dinjitet dhe vendosmëri qytetare.

Parlamenti Studentor thekson se veprimet e fundit që cënojnë kujtesën kolektive dhe fyejnë sakrificën e popullit janë të papranueshme.

“Ne nuk mund të heshtim. Ne nuk mund të lejojmë që urrejtja të zërë vend në shoqërinë tonë. Ne nuk mund të pranojmë që historia e Kosovës të shtrembërohet,” thuhet në thirrje.

Organizatorët e konsiderojnë protestën një mundësi për të mbrojtur të vërtetën, kujtesën historike dhe dinjitetin e qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.