Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka demantuar thëniet se ka premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës.
“Nuk mund të ketë ligj të ri për jurisprudencën. Ligji i ri, për shkak se ekziston ligji. Në asnjë komunikim me studentët nuk kam premtu ligj të ri. Por, kam thënë që do të bëjmë çmos që ju ta jepni provimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Sali në emisionin “Rishtazi” në “kohacast”.
Sali ka komentuar edhe dallimet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në Iran. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nuk sheh dallime midis këtyre dy aleancave.
“Partner strategjik, për shumë tema, siguri, ekonomi e kështu me radhë, i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka dilema. Këtë e kemi deklaruar gjithë kohës. Kështu do të jetë. Në Unionin Evropian kemi marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi pjesë e partneritetit strategjik për siguri dhe politika ndërkombëtare. Kështuqë ne nuk shohim ndonjë dallim brenda këtyre dy aleancave”, deklaroi Sali.