Pesë persona, përfshirë një të mitur, janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në rrugën “Tropoja” në Obiliq.
Sipas policisë incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, e cila ka përfunduar me lëndime të lehta trupore.
Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim i pasurisë./Telegrafi/