KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ylli i “Harry Potter” në pritje të fëmijës së dytë

Ylli i “Harry Potter” në pritje të fëmijës së dytë

Aktorja britanike, Bonnie Wright, e njohur për rolin e Ginny Weasley në serinë “Harry Potter”, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit në Instagram, përmes disa fotografive ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, pranë djalit të saj të vogël, Elio.

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi se ‘dy bebe janë në prehrin e saj’ dhe se familja po pret me padurim ardhjen e anëtarit të ri.

Në njërën nga fotografitë, Wright dhe djali i saj shikojnë drejt kamerës, ndërsa në tjetrën ajo e përqafon dhe i përkëdhel flokët, ndërkohë që vogëlushi duket i interesuar për barkun e saj.

Bonnie Wright dhe bashkëshorti i saj, Andrew Lococo, janë njohur në vitin 2020 dhe u martuan në mars të vitit 2022.

Ata u bënë prindër për herë të parë në shtator 2023, kur erdhi në jetë djali i tyre Elio.

Përveç karrierës si aktore, Wright është edhe themeluese e komunitetit familjar ‘Earthling’ dhe shpesh ndan momente nga jeta e saj si nënë, përfshirë aventura në natyrë me djalin.

Ajo ka treguar se po shijon shumë rritjen e tij, duke e përshkruar si një fëmijë energjik, të dashur dhe plot jetë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.