Modelja amerikane, Crystal Harris, e njohur si ish-bashkëshortja e themeluesit të “Playboy”, Hugha Hefner, është martuar përsëri.
Ajo ka lidhur kurorë me biznesmenin nga Hawaii, James Ward, në një ceremoni private në Aitutaki në Cook Islands.
Harris, që kishte vetëm 24 vjeçe kur u martua me Hefnerin 60-vjeçar në vitin 2012, ka thënë se nuk e kishte dashur ndonjëherë vërtet ish-bashkëshortin e saj.
Pas nëntë vitesh nga vdekja e Hefnerit, ajo ndjen se ka gjetur ‘burrin e ëndrrave’ të saj.
E njëjta ka përshkruar martesën e saj të re si të qetë dhe private, duke theksuar se vendi u zgjodh për bukurinë natyrore.
Ajo shprehu lumturinë dhe respektin që ndjen për James, duke thënë se ai e vlerëson dhe respekton.
Harris nga ana tjetër ka folur hapur për martesën me Hefnerin, duke e përshkruar atë si një jetë që nuk ishte aspak si përrallë dhe duke theksuar se nuk ka qenë e dashuruar me të.
Ka zbuluar gjithashtu detaje intime dhe se Hefner nuk e ka impresionuar në jetën e tyre private. /Telegrafi/