Sonte (e hënë) do të mbahet dasma e dytë në Big Brother VIP Albania 5.
Pas asaj të Selin Bollatit me DJ Gimbon, martohet edhe Brikena Selmani me Mateo Borrin.
I ftuar special për të performuar është artisti i mirënjohur shqiptar, Gena.
“Një surprizë speciale për këtë mbrëmje të veçantë. Për një atmosferë plot muzikë dhe festë, dasma e Brikenës dhe Mateos do të ketë si të ftuar special, Genën”, thuhet në njoftim në faqen zyrtare të Big Brother në Instagram.
Kjo vjen pasi banori i propozoi modeles nga Kosova mbrëmjen e djeshme (e diel) për t’u bërë partnerja e tij.
Në mungesë të unazës, ai i bëri propozimin me një byzylyk për dorë.
Ata kanë ndarë ftesat për banorët që duan të ftojnë në ditën e tyre të veçantë. /Telegrafi/