Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) solli Vendim për Pëгcaktimin e Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Naftës, ku janë përfshirë norma e privilegjuar e TVSH-së prej 10% (me përjashtim të mazutit) dhe shumat e ulura të akcizave për fraksionet e dizelit prej 4 den/l dhe 2 den/l për fraksionet e benzinës.
Nga data 7.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 95,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 51,311 (denarë/kilogram).
Me vendimin e sotëm, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 1,41% në raport me vendimin e datës 30.03.2026. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,084 %, te nafta për 10,137 %, te vaji ekstra i lehtë për 11,369 % dhe te mazuti për 2,002%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,2756%.
KRrE-ja u bën apel kompanive të naftës që të vazhdojnë me praktikën ekzistuese dhe ta kalkulojnë zbritjen e mundësuar nga Qeveria me furnizuesin kryesor OKTA dhe t’i ulin çmimet e shitjes me pakicë për 3 den/l për dizelin dhe 2 den/l për benzinat, me ç’rast do të mundësojnë që përfitimin nga kjo ulje drejtpërsëdrejti ta ndjejnë konsumatorët.