Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, aktualisht po zhvillon takim me kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve mbi zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Takimi vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti për të konsultuar liderët e opozitës lidhur me këtë çështje.
Abdixhiku me të arritur në Kuvend u pyet nëse pret të arrihet ndonjë konsensus, mirëpo tha se do të japë detaje vetëm pas përfundimit të takimit. “Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, u shpreh ai.
Të shtunën e kaluar, ish-presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën Albulena Haxhiut. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri. /Telegrafi/