KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski: Pres që çmimi i benzinës të lirohet, ndërsa i naftës të mbetet i pandryshuar

Mickoski: Pres që çmimi i benzinës të lirohet, ndërsa i naftës të mbetet i pandryshuar

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka folur në lidhje masat e ndërmarra nga qeveria sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve. Ai tha se pret që sot Komisioni Rregullator për Energjetikë të lirojë çmimin e benzinës, ndërsa për çmimin e naftës, thotë se pret që pavarësisht venomit të KRRE-së, çmimi në pompa të caktuara të karburantit të mbetet i pandryshuar.

“Ne me vendimin e djeshëm të qeverisë, praktikisht kemi mundësuar që Komisioni Rregullator sot t’i ulë akcizat për dizelin për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat 2 denarë për litër. Gjithashtu në bisedë me OKTA, personalisht kam biseduar edhe me udhëheqjen e OKTA në Athinë edhe me…respektivisht Helenic Petrolium dhe OKTA këtu në Shkup dhe kemi arritur të sigurojmë shtesë periudhë prej një muaji për ato 3 denarë për litër naftë dhe 2 denarë për benzinë”.

“Kur e gjithë kjo të vihet në funksione, për benzinën duhet të kemi çmim edhe më të lirë nga ai aktual, denarë për naftën nuk duhet të kemi në pompa të caktuara rritje”, tha Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.