KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“E kapëm”, Trump zbulon detaje për shpëtimin e pilotit amerikan në Iran

“E kapëm”, Trump zbulon detaje për shpëtimin e pilotit amerikan në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar detaje rreth shpëtimit të një anëtari të ekuipazhit “thellë në territorin armik” pasi aeroplani amerikan luftarak F-15 u rrëzua të premten.

“E KAPËM! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të Kërkimit dhe Shpëtimit në Historinë e SHBA-së”, shkroi ai në Truth Social.

Në mesazh, Trump zbuloi se “koloneli shumë i respektuar” po monitorohej vazhdimisht nga forcat amerikane përpara operacionit të shpëtimit, duke shtuar se ai “pësoi lëndime, por do të jetë mirë”.

Ai vazhdoi: “Ky luftëtar i guximshëm ishte pas vijave të armikut në malet e pabesë të Iranit, duke u ndjekur nga armiqtë tanë”.

“Me udhëzimin tim, Ushtria Amerikane dërgoi dhjetëra aeroplanë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta shpëtuar atë”, shtoi Trump.

Sipas presidentit amerikan, viktima nuk kishte dhe vlerësoi forcat amerikane për profesionalizmin e tyre.

“NE NUK DO TË LËMË KURRË PAS NJË LUFTËTAR AMERIKAN”, shkroi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.