KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Vedat Muriqi është legjendë e Kosovës” – gazetari Lavdim Pireva për kritikat ndaj kapitenit

“Vedat Muriqi është legjendë e Kosovës” – gazetari Lavdim Pireva për kritikat ndaj kapitenit

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Lavdim Pireva fillimisht flet për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjatë ditëve të fundit ka marrë kritika nga disa tifozë.

Pireva i del në mbrojtje kapitenit të Kosovës, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e ‘Dardanëve’.

“Unë mendoj që është sinonim i Kosovës. Është lojtari më i mirë në histori të Kosovës është legjendë, domethënë ende luan, por është legjendë”.

“Është golashënuesi më i mirë, pra ai e ka një gjysmë goli për ndeshje, një shifër e jashtëzakonshme”.

“Vedat Muriqi ka thënë gjithçka për këtë fanellë, e thashë është simbol i Kosovës”, ka thënë Pireva.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.