KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Komuna e Çairit merr dy milionë euro borxh për të mbuluar “shpenzime zgjedhore”

BDI: Komuna e Çairit merr dy milionë euro borxh për të mbuluar “shpenzime zgjedhore”

Vendimi i fundit i Këshillit të Komunës së Çairit për të marrë një kredi afatgjate prej 120 milionë denarësh (rreth 2 milionë euro) ka nxitur reagime të forta politike.

Nga BDI-Dega Çair, e shohin këtë huamarrje si një veprim jotransparent dhe të padrejtë, duke akuzuar se mjetet do të përdoren për të mbuluar detyrime të krijuara për interesa zgjedhore.

“Kjo nuk është kredi për zhvillim. Kjo është kredi për të mbuluar dështimet. Barra financiare do të bjerë mbi qytetarët për një periudhë 10-vjeçare. Po krijohet një model i rrezikshëm: shpenzohet për zgjedhje, fitohet pushteti, merret kredi dhe borxhi u lihet qytetarëve”, thonë nga BDI.

Nga BDI-Çair vlerësojnë se vendimi është i padrejtë, pasi sipas tyre, qytetarët do të paguajnë për shpenzime nga të cilat nuk kanë përfituar dhe për të cilat nuk kanë pasur asnjë rol vendimmarrës.Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me mungesën e transparencës.

BDI Çair kërkon publikimin e plotë të të gjitha detyrimeve që do të mbulohen me këtë kredi, realizimin e një auditimi të pavarur për shpenzimet para zgjedhjeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë për çdo keqpërdorim të mundshëm të mjeteve publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.