Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre policë janë sulmuar fizikisht në Zubin Potok, të cilët ishin duke asistuar zyrtarët e ATK-së.
Rasti ka ndodhur të premten.
“Zubin Potok 03.04.2026 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në asistencë të zyrtarëve të ATK-së duke kontrolluar një lokal”, thuhet në raport.
Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/