Llapi do të jetë nikoqir i Ferizajt në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, ndeshje kjo që nis me fillim nga ora 15:00.
Vendasit vijnë në këtë sfidë pas dy humbjeve rresht ndaj Gjilanit dhe Malishevës respektivisht, ndërsa mysafirët me një seri tejet pozitive prej tri fitoreve të njëpasnjëshme.
Në duelin e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, ishte Ferizaj ajo që kishte arritur të triumfojë me rezultat 2-1.
Tri pikët kanë rëndësi jetike për të dyja skuadrat, pasi ato gjenden në pjesën e poshtme të tabelës dhe një fitore do të ishte shtysë e fortë në luftën e ashpër që po zhvillohet për mbijetesë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Aliu, Idrizi, Emini, Ramadani, Sadriu, Rama, Hyseni, Blakçori, Musolli, Hyseni.
Ferizaj: Pas pak…